Castelli: BE të veprojë nëse ekonomia italiane tronditet nga koronavirusi

Castelli: BE të veprojë nëse ekonomia italiane tronditet nga koronavirusi

Italia ka paralajmëruar se BE duhet të ofrojë fleksibilitet në objektivat e saj të buxhetit, nëse shpërthimi i koronavirusit në vend në rajonet e industrializuara të veriut do të një ndikim të zgjatur në një ekonomi që tashmë ka hyrë në reçension.

11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali dhe numri i të infektuarve ka skuar në 350 të infektuar. Pjesa më e madhe e rasteve janë në rajonet e Lombardisë dhe Venetos, transmeton oranews.

Laura Castelli, zv /ministre e ekonomisë, tha se BE duhet të jetë e gatshme të ndihmojë nëse ekonomia italiane pëson një tronditje të fortë nga koronavirusi. Kriza shëndetësore tashmë ka bërë që zyrtarët të mbyllin shkollat dhe universitetet në rajonin e prekur, ditët e fundit të karnavalit të Venecias të anullohen dhe shumë punëtorë u thanë të qëndrojnë në shtëpi, shkruan Financial Times.

"Ka burime që Bashkimi Evropian mund të na japë një raport në lidhje me ngjarjet ekonomike që mund të ulin ndjeshëm GDP. Shpresojmë se nuk do të kemi nevojë, por është një situatë në të cilën BE duhet të veprojë nëse është e nevojshme'', u shpreh Castelli për mediat shtetërore.

Zonja Castelli tha që ajo ishte në kontakt të vazhdueshëm me Roberto Gualtieiri, ministër i ekonomisë dhe kishte diskutuar masat për të frenuar rritjet e paarsyeshme të çmimit të dezinfektuesve dhe produkteve të tjera që kanë shënuar rritje në disa raste që nga fillimi i shpërthimit.

Ndërkohë Giuseppe Conte, kryeministri i Italisë, tha se ai besonte se vendi do të jetë në gjendje të përballojë shpërthimin e koronavirusit në ditët e ardhshme dhe premtoi ndihmë ekonomike për njerëzit dhe bizneset më të goditura.