Bilanci botëror, 2.859 viktima dhe 83.385 të infektuar në të gjithë botën

Bilanci botëror, 2.859 viktima dhe 83.385 të infektuar në të gjithë botën

2.859 viktima dhe 83.385 të infektuar, ky është bilanci i koronavirusit në të gjithë botën.

Ditën e djeshme, numri i vdekjeve në territorin e Kinës nga koronavirusi u rrit me 44. Prej tyre, 41 ishin në provincën Hubei, epiqendrën e shpërthimit të virusit. Ndërkohë, jashtë Kinës ka pasur 70 vdekje të raportuara,  duke e rritur numrin global të viktimave në 2.859, transmeton TCH.

Në një kohë kur njerëzimi gjendet nën ethet e një virusi që duket se po gjen dita-ditës përherë e më shumë shtrirje, Kina numëron 2,788 të vdekur dhe 78,832 raste; Koreja e Jugut 13 viktima dhe 2,022 raste, Italia 17 viktima dhe 655 të prekur, Japonia 214 të infektuar dhe 5 të vdekur, Irani 245 të prekur dhe 26 viktima, Hong Kongu 93 raste dhe 2 të vdekur, SHBA 60 raste, Kuvajti 43 raste, Tailanda 40, Bahreini 33, Tajvani 34, Gjermania 49.


MË SHUME NGA Bota