Presidenti i Monoglisë në karantinë pas vizitës në Kinë

Presidenti i Monoglisë në karantinë pas vizitës në Kinë

Presidenti Mongol Khaltmaagiin Battulga është vendosur në një karantinë për 14 ditë pas një vizite një-ditore në Kinë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Montsame, Battulga së bashku me disa zyrtarë të tjerë të qeverisë, përfshirë ministrin e punëve të jashtme, vizituan Kinën për të takuar Presidentin Xi Jinping dhe Kryeministrin Li Keqiang.

Delegacioni,  përfshirë Presidentin, u vendosën menjëherë në një karantinë dy-javore pas kthimit të tyre në Mongoli mbëmjen e së enjtes më 27 shkurt si një masë paraprake, shkruan CNN.

Montsame raportoi gjithashtu se Battulga u takua me Xi gjatë vizitës së tij në të cilën të dy diskutuan përpjekjet e përbashkëta për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, transmeton oranews.

Masat në Mongoli: Mongolia nuk ka raportuar asnjë rast të koronavirusit dhe ka marrë masa për parandalimin e saj. Shkollat do të mbyllen deri në fund të marsit dhe dërgimi i qymyrit në Kinë është pezulluar deri më 2 mars.