Galaxy S20 sjellë revolucion me fokus përjetimin
BKT
Tech

Galaxy S20 sjellë revolucion me fokus përjetimin

Me lansimin e Galaxy S20, S20+ dhe S20 Ultra, Samsung ka sjellë një pajisje mobile që është klasë në vete. Duke kombinuar fuqinë e teknologjisë 5G me inovacionet e kamerës dhe inteligjencën artificiale, prurjet e reja në seritë Galaxy S kanë mundësuar një ndarje përjetimi dhe konektim më të pasur e më dinamik se kurrë më parë.

Ky është telefoni që do të ndryshojë fotografinë përgjithmonë

Me Video Snap revolucionar 8K, lidhje 5G dhe Space Zoom ​​deri në 100 herë, mënyra sesi kapni dhe ndani jetën tuaj nuk do të jetë si deri më tash.  Realizimi i shkrepjeve fantastike është vetëm një prekje larg. Për më tepër, ju mund të zgjidhni midis tre telefonave të dizajnuar rreth një përvoje revolucionare të kamerës: Galaxy S20, S20+ dhe S20 Ultra.

Një hap i madh përpara për rezolucionin dhe zmadhimin në fotografimin me celularë

64 MP në Galaxy S20 dhe S20+ dhe 108 MP në Galaxy S20 Ultra ju lejojnë të zmadhoni sa herë që dëshironi. Seria S20 thyen barrierat ekzistuese të fotografisë duke ju dhënë miliona pikselë më shumë në secilën foto. Që do të thotë, për herë të parë ndonjëherë, ju mund të zmadhoni për të kapur detaje që nuk i keni vënë re kurrë më parë.

Zmadhimi më i përparuar ndonjëherë ju çon aty ku asnjë telefon celular nuk ka shkuar më parë

Afrohuni më pranë aksionit se kurrë më parë me zmadhimin më të përparuar deri më sot. Me fuqinë e Hybrid Optic Zoom 3x dhe sensorit të imazhit me rezolucionin më të lartë deri më sot, do të kapni momente që mund t’i kishit humbur.

8K Video Snap revolucionarizon mënyrën se si shkrepni foto dhe bëni video

Kapni përmbajtje të qartë dhe video mahnitëse me rezolucion të lartë. Rezolucioni i Galaxy S20 5G kaloi nga 4K në 8K, pra  4 herë më i madh se UHD dhe 16 herë më i madh se HD. Jo vetëm që videot janë më të mprehta, por ju do të keni mundësi të shkëpusni fotografi të plota 33MP direkt nga videot tuaja.

Shkrepje e vetme, mundësi të shumëfishta

Inteligjenca Artificiale e “Single Take” kapë deri në 10 sekonda në një shumëllojshmëri të formateve foto dhe video me një trokitje të lehtë, kështu që ju mund të përqëndroheni në marrjen e xhirimit më të mirë në këtë moment pa u shqetësuar se si po e kapni atë. Zgjidhni modusin “Single Take” në kamera dhe trokitni lehtë. Lëvizni deri në 10 sekonda për të kapur të gjithë skenën.

Një telefon që ndryshon lojën kërkon një nivel të ri të konektimit

Ndani dhe transmetoni më lehtë se kurrë me hiper-shpejtësi. Me aftësitë e inkorporuara 5G, Galaxy S20, S20 + dhe S20 Ultra 5G ju lejojnë të ngarkoni dhe shkarkoni në çast. Kjo do të thotë livestreaming, shkëmbim përmbajtjeje dhe lojëra me hiper-shpejtësi.

Bateri gjatë tërë ditës

Bateritë e linjës S20 janë të fuqishme, maksimalisht në 5000mAh. Por ato janë gjithashtu inteligjente, duke u përshtatur me rutinën tuaj celulare për të kursyer energji, kështu që ju mund të transmetoni, luani, bisedoni dhe shkruani për orë të tëra përpara se t’ju duhet të karikoni pajisjen tuaj.

Fshirja e përmbajtjeve për lirim hapësire i takon së kaluarës

Me një sistem kamerash kaq të avansuar, Galaxy S20 5G duhej të kishte ruajtje për të gjitha kryeveprat që do të xhironi. Dhe nuk mund të rezultonte ndryshe. Ruani mijëra foto dhe video me rezolucion të lartë ose zgjeroni me një kartë microSD për ruajtje totale deri në 1.5 TB.

Mbroni atë që është juaja me një sistem sigurie të përditësuar rregullisht

Vulosni të dhënat private me sigurinë që mbron PIN-in, fjalëkalimin, modelin dhe çelësin privat të Blockchain. Kombinuar me platformën Knox, siguria futet në çdo pjesë të telefonit tuaj, nga pajisja në softuer. Dhe për pronarët e bizneseve, Knox mbron të dhënat tuaja duke izoluar, enkriptuar dhe siguruar ato. Besojani sigurinë tuaj platformës së besuar nga qeveritë në të gjithë botën.

5G bën biznes

Ngritja e nivelit të konektimit hapë mënyra të reja revolucionare për të bërë biznes. Për biznesin, mundësitë e 5G janë të pakufizuara. Teknologjia 5G do të ndryshojë mënyrën e konektimit, komunikimit, llogaritjes dhe kontrollit të pajisjeve, rrjetit dhe shërbimit tuaj. Do të keni mundësi të shtoni raste krejt të reja biznesi dhe modele përdorimi rreth pajisjeve dhe sensorëve të ndryshëm. Transformoni mënyrën si operoni duke u partnerizuar me infrastrukturën e rrjetit 5G dhe pajisjet lider. Me një telefon Galaxy 5G dhe një teknologji 5G, e vetmja gjë që mund t’ju ngadalësojë është mendimi. Hotspotet janë më të sigurtat dhe duke qenë se ato janë nën kontrollin e Knox, ju mund të menaxhoni aksesin e ekipit tuaj tek to. 5G sjell ngarkim dhe shkarkim super të shpejtë, punë në grup hiper-produktive dhe optimalizim të inteligjencës së biznesit në kohë reale.

Galaxy S20, Galaxy S20 + dhe Galaxy S10 Ultra do të jenë në dispozicion në dyqane nga 13 Mars 2020 në tregjet e zgjedhura. Porositjet paraprake online kanë filluar. Nëse rezeroni modelet Galaxy S20+ ose S20 Ultra, ju do të përfitoni edhe kufjet ëireless Galaxy Buds+. Çmimi fillon nga 913 Euro për Galaxy S20, 1010 Euro për Galaxy S20+, dhe 1369 Euro për Galaxy S20 Ultra.


MË SHUME NGA Tech