Borrell thirrje për ndalimin e përshkallëzimit të situatës në Siri
Është urgjente të ndalohet përshkallëzimi ushtarak në Idlib, deklaroi shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, duke paralajmëruar se Bashkimi Evropian do të marrë në konsideratë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e vendit.
“Ekziston rreziku i një përballjeje ushtarake, ndërkombëtare, të hapur”, shkruajti Borrel në Twitter.
“BE i bën thirrje të gjitha palëve për qetësimin e situatës dhe shpreh keqardhje për jetët e humbura. BE do të marrë në konsideratë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur interesat e sigurisë. Jemi në kontakt me të gjithë aktorët e rëndësishëm”, shtoi Borrell.
Ngjarjet e fundit rrezikojnë një fluks të ri migrantësh drejt Evropës. Megjithatë, BE nuk ka prezencë ushtarake në rajon dhe masat e marra deri tani, kanë pasur efekt të kufizuar.























