14:31 / 29.02.2020
SHBA-ja e talibanët nënshkruajnë marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit
Shtetet e Bashkuara dhe talibanët kanë nënshkruar marrëveshje, që ka për qëllim dhënien fund të konfliktit në Afganistan.
SHBA-ja është pajtuar që të tërheqë trupat nga Afganistani brenda 14-muajsh, nëse militantët talibanë i përmbahen marrëveshjes.
Aktualisht, në Afganistan janë 13 mijë trupa amerikane.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompoe dhe liderët talibanë, ishin të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në Doha të Katarit.
Sipas marrëveshjes, talibanët janë pajtuar që të ndalin sulmet dhe të mos lejojnë grupin terrorist, Al-Kaida që të operojë në zonat që ata kontrollojnë.























