Trump:Gruaja që vdiq nga koronavirusi vuante edhe nga një sëmundje tjetër
BKT
   Bota

Trump:Gruaja që vdiq nga koronavirusi vuante edhe nga një sëmundje tjetër

Koronavirusi ka arritur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot është raportuar për viktimën e parë të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fataliteti i parë i shënuar në SHBA nga koronavirusi ishte një paciente që po vuante edhe nga një sëmundje tjetër, e cila ishte mbi 50-vjeç.

Presidenti Donald Trump mbajti konferencë të jashtëzakonshme lidhur me rastet e koronavirusit në vendin e tij.

Duke folur para mediave, Trump deklaroi se gruaja që vdiq, vuante edhe nga një sëmundje tjeter e rëndë.

“Gruaja që vdiq sot në Uashington vuante edhe nga një sëmundje tjetër e rëndë dhe ishte në viteve e 50-ta. Ajo ishte një grua e mrekullueshme”, u tha presidenti Donald Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë

Trump diskutoi zhvillimet më të fundit të coronavirusit pas rasteve të fundit në SHBA.

Më pak se një orë para konferencës për shtyp të Trumpit, zyrtarët e shtetit të Uashingtonit konfirmuan vdekjen e parë në vend nga koronavirusi.