22:01 / 01.03.2020
Nëpërmjet qytetit Edirne nga Turqia janë larguar 100.577 emigrantë
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, njoftoi se që nga ora 19:40 sipas kohës lokale, nëpërmjet qytetit Edirne ka arritur në 100.577 numri i emigrantëve që janë larguar nga Turqia, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Që nga ora 19:40 nëpërmjet qytetit Edirne nga vendi ynë janë larguar 100.577 emigrantë", deklaroi Soylu nga llogaria në Twitter duke dhënë informacion lidhur me numrin e emigrantëve të larguar nga Turqia.























