12:18 / 02.03.2020
Erdogan: BE kërkoi mbylljen e kufijve për migrantët sirianë
Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan deklaroi sot se vendi i tij nuk do të mbyllë kufijtë me vendet e BE-së për migrantët sirianë.
“Pasi që kemi hapur kufijtë kanë nisur thirrjet telefonike me kërkesën që t’i mbyllim, tash edhe ju (BE) do të bartni një pjesë të barrës”, tha Erdogan në Ankara.
Ai tha se shpreson që në takim me kolegun rus Vladimir Putin të enjten do të arrihet pajtimi për armëpushim në Idlib të Sirisë.























