Kuvajti konfirmoi raste të reja të koronavirusit, numri rritet në 56
BKT
   Bota

Kuvajti konfirmoi raste të reja të koronavirusit, numri rritet në 56

"Të gjitha rastet e reja kontraktuan virusin pasi vizituan Iranin," tha në një konferencë për shtyp sekretarja e Shëndetit Publik, Buthaina al-Mudhaf .

Kuvajti sot ka konfirmuar dhjetë raste tjera të koronavirusit, duke arritur numrin në 56, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë këtij vendi.

"Të gjitha rastet e reja kontraktuan virusin pasi vizituan Iranin," tha në një konferencë për shtyp sekretarja e Shëndetit Publik, Buthaina al-Mudhaf.

Ajo tha se pacientët e infektuar janë në një gjendje stabile.

Javën e kaluar, Kuvajti pushoi festimet e Ditës Kombëtare, si pjesë e luftës së saj kundër shpërthimit të koronavirusit.

Deri më tani, Kuvajti ka evakuuar rreth 800 qytetarë nga Irani, ku 54 persona kanë vdekur nga virusi.

Koronavirusi për herë të parë u zbulua në Kinë në dhjetor të vitit 2019 dhe është përhapur në mbi 45 vende tjera, përfshirë SHBA-të, Britaninë, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë, duke ngritur alarmin global./aa/