09:43 / 03.03.2020
Papa Françesku del negativ pas testimeve për Coronavirus
Papa Françesku i është nënshtruar testimeve pas përhapjes me të madhe të Coronavirusit.
Mediat italiane raportojnë këtë të martë se 83 vjeçari ka dalë negativ, transmeton Klan Kosova.
Kreu i Kishës Katolike kishte anuluar daljet në publik kohët e fundit, derisa është thënë se ka qenë i ftohur.
Italia është vendi më i prekur evropian nga Coronavirusi me më shumë se dy mijë persona, ndërkaq jetë kanë ndërruar 52 veta.























