Salmon me perime
I kombinuar me perime, salmoni është një zgjedhje e mencur që mbart plot vlera ushqyese. Hidhini një sy recetës më poshtë dhe mos nguroni ta përgatisni për ju dhe familjen tuaj!
Përbërësit
100 gr salmon
kripë
piper i zi
vaj ulliri
1 pako patate
bizele
karotë
pluhur hudhre
koncentrat domatesh
krem djathi
Përgatitja
Në fillim marinoni salmonin me pak kripë dhe piper të zi. Vendoseni për ta skuqur në një tigan ku keni shtuar më parë pak vaj ulliri. Pasi të jetë skuqur mirë nga të dyja anët kalojeni në një tavë. Në një tigan shtoni 50 gram bizele, 50 gram karota, dy gota ujë, hudhrën, patatet e përgjysmuara dhe koncentratin e peshkut nga Vegeta. Trazojini mirë dhe i lini rreth 10 minuta derisa të zbuten plotësisht. Më pas i shërbeni në një pjatë dhe sipër i vendosni salmonin. Vendosini një lugë gjelle krem . Shtrydhini edhe pak limon sipër. Shoqërojeni me një gotë verë. Shijojeni!























