10:32 / 03.03.2020
Tost me vezë dhe avokado
Nëse nuk keni kohë për vaktin më të rëndësishëm, atëherë bëjeni këtë mëngjes të shijshëm që ju merr vetëm 10 minuta nga koha juaj.
Përbërësit e nevojshëm:
2 vezë
bukë sipas zgjedhjes suaj
6 domate qershi
1 avokado
një lugë çaji vaj ulliri
kripë
borzilok i tharë
Mënyra e përgatitjes:
Fërgojini vezët në sy, ndërsa nga ana tjetër merni bukën, ndajeni në dysh dhe vendosni sipër avokadon.
Më pas pisni domatet e qershisë dhe mbi të vendosim vaj ulliri, kripë dhe borzilok të thatë.
Ndërkohë, vezët janë gatuar dhe vendosni sipër dhe pjesën tjetër e mbetuar të bukës vendoseni sipër.























