14:01 / 03.03.2020
Iran, 23 deputetë të prekur nga koronavirusi
Zëvendëskryetari i parlamentit iranian deklaroi se 23 deputetë iranianë kishin rezultuar pozitivë në testin e COVID-19.
Po kështu, zëvendësministri iranian i Shëndetësisë, Ali Riza Reizi, në një konferencë shtypi në Teheran, deklaroi se numri i të vdekurve nga COVID-19 në mbarë vendin kishte arritur në 66.
Një anëtar i lartë i një këshilli iranian, humbi jetën të hënën nga koronavirusi.
Mohammad Mirmohammadi, 76 vjeç, humbi jetën nga virusi në një spital në Teheran./atsh/























