Le Maire: Mesazhi i G7-s sa më i fuqishëm përballë COVID-19
BKT
   Bota

Le Maire: Mesazhi i G7-s sa më i fuqishëm përballë COVID-19

Ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire u shpreh sot se shpreson që mesazhi që do të jepet nga ministrat e Financave të G7-s të jetë i fuqishëm sa më shumë që të jetë e mundur përballë epidemisë së COVID-19, që po përhapet në mbarë botën.

“Mesazhi që G7-a do të japë brenda orëve të ardhshme është një mesazh thelbësor. Ai do të tregojë vendosmërinë e shtatë vendeve më të zhvilluara të planetit për të zgjidhur thelbin e problemit dhe për të siguruar përgjigje të shpejta dhe të forta”, tha Le Maire për shtypin, disa minuta para fillimit të këtij takimi telefonik.

“Dua thjesht që mesazhi të jetë i fuqishëm sa më shumë që të jetë e mundur, sepse është një mesazh për tregjet, është një mesazh për komunitetin e biznesit dhe është një mesazh për konsumatorët, gjë që është absolutisht thelbësore”, shtoi ai.

Në përpjekje për të siguruar ekonominë globale përballë ndikimit të COVID-19, bankat qendrore dhe ministrat e financave të G7-s do të zhvillojnë sot një konferencë telefonike, për të koordinuar veprimet e tyre, në veçanti, për të siguruar tregjet financiare që pësuan rënie javën e kaluar./atsh/