Së paku gjashtë të vdekur nga tornadoja në Tennessee të ShBA-së
BKT
   Bota

Së paku gjashtë të vdekur nga tornadoja në Tennessee të ShBA-së

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një stuhie të fuqishme që e goditi pjesën qendrore të shtetit Tennessee të Shteteve të Bashkuara.Ndërkaq në rajonin Putman, që shtrihet në lindje të këtij qyteti, zyrtarët policorë e konfirmuan vdekjen e tre personave të tjerë. Një burrë u gjet i vdekur në shtëpinë e tij pasi ndërtesa u godit nga stuhia, shkruan “NBC”.

Departamenti i Zjarrfikësve në Nashville njoftoi se është duke u marrë me 40 raste të shembjes së shtëpive apo objekteve të tjera në rrethinën e qytetit. Policia tha se ka shumë ndërtesa që kanë pësuar dëme, kryesisht në pjesët qendrore dhe lindore të qytetit.

“Kemi kërkuar ndihmë nga agjencitë përkatëse. Jemi duke i vazhduar kërkimet për personat e zhdukur dhe të lënduar. Qëndroni në shtëpitë tuaja, nëse keni mundësi. Kini kujdes nga telat e rrëzuar të rrymës”, thuhet në deklaratën e policisë.

Autoritetet e mbyllën rrugën kryesore të qytetit pak më shumë se një orë pas mesnatës për shkak të rrëzimit të drunjve. Në rrugë kishin rënë edhe mbetjet e një ndërtese të shembur pjesërisht.