Forcat ruse dhe siriane i vrasin 12 civilë në Idlib
BKT
   Bota

Forcat ruse dhe siriane i vrasin 12 civilë në Idlib

Së paku dymbëdhjetë civilë janë vrarë nga sulmet e forcave ruse dhe siriane në provincën e Idlibit, ndonëse kjo provincë është shpallur zonë sigurie nga Turqia dhe Rusia.

“Helmetat e Bardha”, agjenci e mbrojtjes civile, tha se aeroplanët luftarakë të Rusisë dhe të regjimit sirianë e goditën pjesën qendrore të qytetit Idlib, qytezën Binnish dhe rajonin Sahil Roj.

Në Iblib, nga sulmet u vranë nëntë persona, në mesin e të cilëve ishin katër fëmijë, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Rreth katër milionë banorë, përfshirë qindra mijëra persona të zhvendosur për shkak të luftës, banojnë tash për tash në Idlib.

Në shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia arritën marrëveshje për ta shndërruar Idlibin në zonë sigurie, ku aktet e agresionit ndalohen rreptësisht.

Megjithatë, prej asaj kohe, më shumë se 1800 civilë janë vrarë nga sulmet ajrore dhe bombardimet e forcave siriane dhe aleatëve të saj.