Putin do ta ndryshojë Kushtetutën, përjashton martesat mes homoseksualëve
BKT
   Bota

Putin do ta ndryshojë Kushtetutën, përjashton martesat mes homoseksualëve

Presidenti rus Vladimir Putin dëshiron që martesa të definohet si bashkimi i një gruaje dhe burri në rishikimin e Kushtetutës, keshtu duke përjashtuar martesën midis homoseksualëve.

Kjo është në mesin e disa amandamendtimeve të Kushtetutës të propozuara nga Putini, të cilat pritet të vendosen për votim publik.

Kritikët i shohin këto propozime si përpjekje të Putinit për të mbajtur pushtetin pas përfundimit të mandatit të tij presidencial në 2024.

Kjo pako propozimesh përfshin e edhe shpalljen e besimit të Rusisë në zot dhe një ndalesë për dhënie të territorit të Rusisë.

Amandamentimi për territorin do ta forcojë qëndrimin e Rusisë në Krime – një rajon ukrainas të cilin e aneksoi në vitin 2014 – dhe Ishujt Kuril, të diskutueshëm me Japoninë që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas Vladimir Mashkov, një aktor dhe regjisor i njohur i përfshirë në hartimin e Kushtetutës së re.

Putin gjithashtu propozoi një ndryshim për “të vërtetën historike”, për të mbrojtur “arritjen e madhe të popullit në mbrojtje të atdheut”.