10:20 / 04.03.2020
Sulm i talebanëve në Afganistan, 16 ushtarë të vdekur
Zëvendës kryeshefi i policisë në Konduz, deklaroi se një grup militantësh kreu sulm në vendin Bag Sirket pas të cilit erdhi deri te përleshja me sulmuesit prej të cilëve disa po ashtu u vranë.
Gjatë sulmit të talebanëve mbi një stacion ushtarak në provincën Konduz në veri të Afganistanit kanë humbur jetën 16 ushtarë.
Safiullah Amiri, zëvendës kryeshef i policisë në Konduz, deklaroi se një grup militantësh kreu sulm në vendin Bag Sirket pas të cilit erdhi deri te përleshja me sulmuesit prej të cilëve disa po ashtu u vranë.
Ai theksoi se militantët pas përleshjes me ushtarët u tërhoqën nga ky rajon.
Talebanët ndryshe kontrollojnë rajone në shumë pjesë të vendit./aa/























