Polonia regjistron rastin e parë të Covid-19
BKT
   Bota

Polonia regjistron rastin e parë të Covid-19

Ministri i Shëndetësisë i Polonisë, Lukasz Szumowski, tha se, kanë dalë pozitive testet e bëra ndaj një personi që është kthyer në vend pas vizitës në Gjermani.

Në Poloni është regjistruar rasti i pari i koronavirusit të ri (Covid-19).

Ministri i Shëndetësisë i Polonisë, Lukasz Szumowski, në deklaratën për gazetarët tha se, kanë dalë pozitive testet e bëra ndaj një personi që është kthyer në vend pas vizitës në Gjermani.

Ai tha se personi i parë me virus në vend është në gjendje të mirë, duke shtuar se në një spital në rajonin Lubuskie në perëndim të vendit është duke marrë trajtim.