Turqia e akuzon BE-në për tradhti, hipokrizi rreth refugjatëve srianë
Turqia e akuzon BE-në për tradhti, hipokrizi e koprraci rreth refugjatëve sirianë
Turqia e ka akuzuar Bashkimin Evropian për tradhti, hipokrizi dhe koprraci për shkak të dështimit të respektimit të marrëveshjes për ndaljen e valëve të refugjatëve sirianë drejt Evropës.
Ambasadori turk në Mbretërinë e Bashkuar, Ümit Yalçın, gjithashtu tha se Ankaraja ka kërkuar përkrahje nga Britania dhe aleatët e tjerë të NATO-s për ta forcuar bashkëpunimin me Turqinë kundër regjimit sirian.
Komentet e diplomatit turk erdhën në kohën kur Dominic Raab, ministër i jashtëm i Britanisë, pritet ta vizitojë kryeqytetin turk për bisedime me homologun e tij në lidhje me krizën në Siri.
Yalçin e mirëpriti përkrahjen e Britanisë pas vrasjes së më shumë se 30 ushtarëve turq në Siri nga forcat e Asadit























