12:59 / 04.03.2020
Iran: Numri i të vdekurve nga koronavirusi rritet në 92
Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Iran rritet në 92, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në 2.922.
Virusi ka sëmurë udhëheqësit e lartë brenda qeverisë së Republikës Islamike.
Zëvendëskryetari i parlamentit iranian deklaroi se 23 deputetë iranianë kishin rezultuar pozitivë në testin e COVID-19.
Po ashtu, Ministri i Industrisë, Minierave dhe Tregtisë së Iranit, Reza Rahmani, preket nga koronavirusi.























