13:05 / 04.03.2020
Egjipt, ekzekutohet militanti i lartë Hisham Ashmawy
"Këtë mëngjes, dënimi me vdekje u krye kundër terroristit Hisham Ashmawy", tha në një postim në Facebook koloneli Tamer al-Rifai, zëdhënës i ushtrisë.
Ushtria egjiptiane sot njoftoi se ekzekutuan një të dyshuar të lartë militant, i cili u dënua për kryerjen e shumë sulmeve terroriste, raporton Anadolu Agency.
Ashmawy, një ish oficer i Forcave Speciale, është akuzuar për targetim të një konsullate italiane në vend dhe një atentat ndaj prokurorit të përgjithshëm të Egjiptit.
Në maj të vitit 2019, Ashmawy ishte dorëzuar në Egjipt nga milicia e lidhur me komandantin libian, Khalifa Haftar.























