10:37 / 05.03.2020
Të apasionuarit e video-lojërave gëzohen, del shtrati që i ka të gjitha
Të gjithë ata që kanë krijuar varësi nga video-lojërat, tani mund të luajnë, hanë dhe të pinë e flenë pa pasur nevojë të lëvizin nga shtrati.
Kompania japoneze Bauhutte që merret me prodhimin e mobilieve po ofron në treg shtratin që i ka të gjitha – mbajtëset e pijeve, tavolinën për ekrane, batanije dhe një kuti për artikuj të ndryshëm ushqimor.
“Zgjohem nga gjumi dhe më duhet të lëviz nga shtrati drejt tavolinës. Pse duhet të jetë kaq e komplikuar? Shtretërit e rinj e zgjidhin këtë problem”, tha një zyrtar i Bauhutte gjatë promovimit të shtratit.
Ata do të kushtojnë 600 dollarë – që do të thotë se “gamerët” do të mund të luajnë pandërprerë, pa pasur nevojë të ndërpresin lojën për të ngrënë apo pinë.




























