Francë, treni i shpejtë del nga binarët, 21 të lënduar
Të paktën 21 pasagjerë pësuan lëndime të lehta në aksident. Makinisti i trenit, për të cilin thuhet se ka pësuar lëndime të rënda u evakuua me helikopter.
Një tren francez ndër-urban që udhëtonte në relacionin Strasburg - Paris, doli sot nga binarët, njoftoi ndërmarrja shtetërore e hekurudhave SNCF.
Incidenti ndodhi afër Ingenheim, një komunë në verilindje të Francës, kur një rrëshqitje në tokë bëri që treni me shpejtësi të lartë TGV të dilte nga binarët.
Të paktën 21 pasagjerë pësuan lëndime të lehta në aksident. Makinisti i trenit, për të cilin thuhet se ka pësuar lëndime të rënda u evakuua me helikopter, tha SNCF.
Trafiku hekurudhor nuk do të ndërpritet ndërsa vetëm disa trena do të devijohen në linja të tjera, thuhet në deklaratë, duke shtuar se 300 persona ishin në bord.
Në 2015, një tren TGV doli nga binarët në linjën Paris-Strasburg duke shkaktuar 11 viktima.























