14:12 / 05.03.2020
Schaeuble: Rreziku i ekstremit të djathtë është nënvlerësuar
Dhuna e individëve dhe grupeve, me të cilat Gjermania është përballur këto muaj e fundit është terrorizëm, theksoi presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schaeuble në hapje të seancës së Parlamentit.
Gjatë kësaj seance do të zhvillohet një debat mbi pasojat e masakrës së ndodhur në qytetin e Hessen-it, ku një gjerman vrau 10 persona.
“Masakra e Hanaut ka nevojë për një akt sinqeriteti”, shtoi ai.
“Sinqeritetin e shtetit, që duhet të pranojë se rreziku i ekstremit të djathtë është nënvlerësuar prej shumë kohësh”, shtoi ai./atsh/























