Nigeri, lirohen 223 fëmijë në kampet e Boko Haram
BKT
   Bota

Nigeri, lirohen 223 fëmijë në kampet e Boko Haram

Forcat nigeriane të miturit i dorëzuan te përfaqësuesit e UNICEF-it dhe Ministrisë nigeriane të Punëve Sociale.

Forcat nigeriane të sigurisë gjatë një operacioni nëpër kampet e organizatës terroriste Boko Haram kanë liruar 223 fëmijë.

Përfaqësuesi i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Fëmijëve (UNICEF) në krahinën nigeriane Borno, Samuel Kaalu, njoftoi se forcat nigeriane dorëzuan të miturit përfaqësuesve të UNICEF-it dhe Ministrisë nigeriane të Punëve Sociale.

Ai tha se janë marrë aktivitete për kthimin e fëmijëve tek familjarët e tyre.

"Në mesin e fëmijëve të liruar janë edhe dhjetë vajza. Disa prej tyre janë raportuar të zhdukur deri në pesë vjet. Familjarët e shumicës së këtyre fëmijëve u vranë në sulmet e Boko Haram", tha Kaalu.

Boko Haram është një organizatë terroriste e themeluar në Nigeri në fillim të viteve 2000 nga ekstremisti Muhamed Yusuf për të luftuar të gjitha llojet e kulturës perëndimore, veçanërisht sistemin arsimor të Nigerisë.

Yusuf vdiq në burg në rrethana të pashpjegueshme në vitin 2009, ndërsa si rezultat i kësaj, Boko Haram intensifikoi aktivitetet terroriste dhe u bë një kërcënim terrorist global. Aktualisht operojnë në Nigeri, Kamerun, Benin, Çad, dhe Niger./aa/