Elizabeth Warren do t’i jap fund garës presidenciale
BKT
   Bota

Elizabeth Warren do t’i jap fund garës presidenciale

Senatorja Elizabeth Warren do t’i japë fund fushatës së saj presidenciale pas një performance të dobët në super të martën.

Favorivte e së majtës liberale, senatorja e Massachusetts kishte qenë në përparësi tek demokratët.

Mirëpo Warren, 70 vjeç, nuk arriti të grumbullonte votat e hershme.

Garuesit kryesor nga radhët e demokratëve që synojnë postin e predidentit Donald Trump, pritet të jenë ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, 77 vjeç, dhe senatori i Vermont, Bernie Sanders, 78 vjeç.

Të dy këta pritet të kërkojnë mbështetjen e Elizabeth Warren.