18:54 / 05.03.2020
Vdekja e parë nga koronavirusi në Britaninë e Madhe
Një pacient me kushte shëndetësore themelore ka vdekur pas testimit pozitiv për koronavirus, njofton Royal Berkshire NHS Trust.
"Ne mund të konfirmojmë se një pacient i moshuar me kushte shëndetësore themelore ka vdekur. Pacienti ka qenë më parë brenda dhe jashtë spitalit për arsye jo koronavirus, por me këtë rast është pranuar dhe natën e kaluar është testuar pozitive për koronavirus”, thuhet në njoftim, transmeton gazeta britanike Mirror.























