Arabia Saudite thirrje shtetasve të saj të mos shkojnë në Iran
BKT
   Bota

Arabia Saudite thirrje shtetasve të saj të mos shkojnë në Iran

Autoritetet kanë theksuar se sauditët që javët e fundit kanë vizituar Iranin duhet patjetër të kontaktojnë Ministrinë e Shëndetësisë.

Arabia Saudite u ka bërë thirrje shtetasve të saj që në asnjë mënyrë të mos udhëtojnë për në Iran.

Sipas një lajmi në agjencinë zyrtare saudite të lajmeve (SPA), personat që nuk i përgjigjen kësaj thirrjeje dhe veprojnë ndryshe do të përballen me praktika të rrepta.

Zyrtarët sauditë kanë thënë se mosvendosja e vulave në pasaportat e shtetasve sauditë që hyjnë në Iran është një sjellje e papërgjegjshme dhe e bën Iranin përgjegjëse për përhapjen e koronavirusit COVID-19 në botë.

Autoritetet kanë theksuar se sauditët që javët e fundit kanë vizituar Iranin duhet patjetër të kontaktojnë Ministrinë e Shëndetësisë.

Deri më tani, autoritetet saudite kanë njoftuar pesë raste të personave të infektuar me COVID-19.