Kameruni konfirmon rastin e parë të koronavirusit
BKT
   Bota

Kameruni konfirmon rastin e parë të koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë tha se bëhet fjalë për një shtetas francez 58-vjeçar i cili ka ardhur më 24 shkurt, rezultatet e të cilit kanë rezultuar pozitive me virusin që ka përfshirë shumë shtete të botës.

Kameruni sot regjistroi rastin e parë të koronavirusit të ri Covid-19 në vend.

Ministria e Shëndetësisë tha se bëhet fjalë për një shtetas francez 58-vjeçar i cili ka ardhur më 24 shkurt, rezultatet e të cilit kanë rezultuar pozitive me virusin që ka përfshirë shumë shtete të botës.

Shtetasi francez, siç njoftohet, është vendosur në karantinë në Spitalin Qendror në kryeqytetin Yaounde.

Në kontinentin e Afrikës, krahas Kamerunit, koronavirusi është përhapur në Egjipt, Algjeri, Nigeri, Senegal, Tunizi, Afrikën e Jugut dhe Marok.