19:37 / 07.03.2020
Sllovakia konfirmon rastin e parë me COVID-19
Kryeministri sllovak Peter Pellegrini tha se një person ka rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës pas analizave të kryera.
Sllovakia sot konfirmoi rastin e parë të regjistruar me koronavirusin e ri COVID-19.
Kryeministri sllovak Peter Pellegrini tha se një person ka rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës pas analizave të kryera.
Pellegrini tha se personi në fjalë nuk ka udhëtuar jashtë vendit, por është takuar me të birin e tij i cili para disa ditëve është kthyer nga Italia.
Ai shtoi se pacienti në fjalë është në gjendje të mirë.























