BE: Turqisë mund t’ia zvogëlojmë ndihmën për migrantët
BKT
   Bota

BE: Turqisë mund t’ia zvogëlojmë ndihmën për migrantët

Një paketë e mundshme financiare që Turqia të kujdeset për refugjatët në tokën e saj mund të jetë më e vogël nga sa ofrohej më parë dhe kjo do të varet nga aderimi i Ankarasë në marrëveshjen për migracionin, deklaroi sot eurokomisioneri për Buxhetin, Johannes Hahn.

“Shumë shkolla, kopshte dhe spitale që janë ndërtuar për refugjatët nuk kanë nevojë të financohen sërish”, i tha Hahn së përditshmes gjermane ”Die Welt”.

”Por, Bashkimi Evropian, në parim do të jetë i përgatitur t’i japë ndihmë të mëtejshme për mbështetjen ndaj migrantëve vetëm nëse Turqia u jep fund politikave të shantazhit duke kërcënuar të dërgojë më shumë migrantë në BE”, theksoi ai./atsh/