21:11 / 07.03.2020
Itali, shefi i PD-së rezulton pozitiv me COVID-19: Asnjë panik
Kryetari i Partisë së majtë Demokratike italiane, Nicola Zingaretti deklaroi se kishte dalë pozitiv, pas kontrolleve për koronavirus.
”Mjekët më thanë që kam rezultuar pozitiv me COVID-19”, shkruan Zingaretti në FB.
”Jam mirë, por do të më duhet të qëndroj në shtëpi për ditët e ardhshme. Nga këtu do të vazhdoj të ndjek punën që duhet të bëj. Guxim për të gjithë dhe do të shihemi së shpejti”, thekson ai.
Ndërkohë, Italia rezulton si vendi i parë për numrin e viktimave nga koronavirusi, në raport me numrin e popullsisë.























