18:52 / 08.03.2020
“Iran Air” ndërpret të gjitha fluturimet drejt Evropës
Kompania ajrore iraniane “Iran Air” njoftoi sot se do të ndërpriste të gjitha fluturimet drejt Evropës deri në një urdhër të ri.
Komunikata e kompanisë në njoftimin e vendimit nuk përmend në asnjë moment epideminë e COVID-19 si origjina e kësaj mase.
“Iran Air” theksoi se ky vendim erdhi nga shtrëngimet e vendosura kundër tij nga autoritetet evropiane për shkaqe të panjohura, transmeton atsh.
Sipas disa faqeve të specializuara, Agjencia Evropiane për Sigurinë Ajrore (EASA) kishte ndaluar në shkurt tre avionë të “Iran Air” në hapësirën evropiane.























