Koronavirusi, Koreja e Jugut do të kontribuojë 3 milionë dollarë në OBSH
BKT
   Bota

Koronavirusi, Koreja e Jugut do të kontribuojë 3 milionë dollarë në OBSH

Koreja e Jugut do të kontribuojë 3 milionë dollarë për të mbështetur aktivitetet e bashkëpunimit ndërkombëtar të Organizatës Botërore të Shëndetit në luftën kundër koronavirusit.

Deklarata u dha nga ministria e jashtme e vendit për gazetarët.

''Ministri i Jashtëm Kang Kyung-wha diskutoi vendimin me Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus të dielën në mbrëmje'', tha ministria.