SHBA-të nisin tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani
BKT
   Bota

SHBA-të nisin tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani

SHBA-të kanë filluar tërheqjen e trupave nga Afganistani, si pjesë e një marrëveshje me talebanët që synon paqen në këtë vend.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë dakord të zvogëlojnë numrin e trupave ushtarake nga 12,000 në 8,600 brenda 135 ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjes.

Tërheqja e trupave ishte një kusht i marrëveshjes historike të paqes të nënshkruar nga SHBA-të dhe talebanët më 29 shkurt.

Qeveria afgane nuk mori pjesë në marrëveshje, por pritet të zhvillojë bisedime me talebanët.

Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani, fillimisht tha se nuk do të pajtohej me një marrëveshje për lirimin e të burgosurve talebanë si një parakusht për bisedime të drejtpërdrejta me grupin militant.

Por sipas raportimeve të fundit, presidenti i inaguruar për një mandat të dytë të hënën, do të nxjerrë një dekret për lirimin e të paktën 1,000 të burgosurëve talebanë.