Vdes kolegu i katërt i mjekut që paralajmëroi për koronavirusin
BKT
   Bota

Vdes kolegu i katërt i mjekut që paralajmëroi për koronavirusin

Një bashkëpuntor i katërt i mjekut që paralajmëroi për koronavirusin në Kinë, ka vdekur nga sëmundja vdekjeprurëse në moshën 66 vjeçare.

Dr Zhu Heping, koleg i të ndjerit Dr Li Wenliang, u konfirmua i vdekur nga një spital në Wuhan sot, sipas gazetës shtetërore kineze People Daily.

Lajmi për vdekjen e tij vjen pasi tre mjekë të tjerë në Spitalin Qendror Wuhan humbën jetën pas prekjes nga virusi që u përhap shumë shpejtë brenda një muaji.

Tre nga mjekët e vdekur, përfshirë Dr Zhu, ishin profesionistë të kujdesit për sytë dhe tjetri i specializuar në sëmundjet e gjirit dhe tiroides.

 

 

Mbetet e paqartë nëse Dr Zhu kishte kapur infeksionin nga pacientët e tij.

Zhu ishte zëvendësdrejtor në departamentin e oftamologjisë dhe kishte punuar në departamentin ambulator të spitalit para se të sëmurej, tha People Daily në një postim në mediat sociale.