Një nënë e infektuar me koronavirus lind pas 7 orësh
Një nënë e infektuar nga koronavirusi në Itali ka lindur foshnjën e saj në mënyrë natyrale pas 7 orësh. Fëmija ka lindur i pa prekur nga koronavirusit dhe ndodhet në gjëndje të mirë.
Siç raportohet nga gazeta Il Tirreno, një nënë ka shkuar në spital për të lindur foshnjën e saj, por mjekët zbulojnë se ajo ishte e infektuar nga koronavirusi. Ajo u shtrua direkt në departamentin e sëmundjeve infektive.
Dr. Roberto Marrai, i cili drejton departamentin e obstetrikës, siguroi që lindja të ndodhte në siguri maksimale.
"Kur pacientja mbërriti ajo nuk ishte e sëmurë, por disa simptoma na shtynë që t’i bënim analizat e koronavirusit, shprehet ai. Rezultati doli pozitiv ndërkohë që gjithçka ndodhi në mënyrë të sigurt që mos prekeshin as pacientët dhe as stafi i spitalit, transmeton oranews.
Për të ndihmuar nënën e re, menaxherin e mjekut obstetër
Elisa Bruschi, gjinekologun Giovanna Casilla dhe maminë Francesca Vitale meritojnë një duartrokitje të madhe. Për rreth 7 orë ata nuk u larguan për asnjë moment. Të punosh 7 orë me me pajisje mbrojtëse është vërtet e vështirë.























