Mësuesja rezulton pozitiv me koronavirus, futen në karantinë 242 nxënës
BKT
   Bota

Mësuesja rezulton pozitiv me koronavirus, futen në karantinë 242 nxënës

Një mësuese e një shkolle fillore rezultoi pozitive me koronavirus, duke bërë që të mbyllet në karantinë.

Ngjarja në fjalë vjen nga Italia, nga zona e Bibbiena në Arezzo. Lajmi u bë publik nga kryebashkiaku Filippo Vagnoli, i cili deklaroi se të izoluarit janë 242 nxënës dhe të tjerët punonjës të po së njëjtës shkollë. Kujtojmë se deri më tani numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali ka shkuar 9172, mes tyre 463 të vdekur.

Ndërsa numri i rasteve të koronavirusit vazhdon të rritet në Spanjë, autoritetet në Madrid kanë urdhëruar të gjitha qendrat arsimore të mbyllen për dy javë duke filluar nga e mërkura.

Ky vendim do të prekë më shumë se 1.5 milion studentë në të gjitha nivelet e sistemit shkollor, nga arsimi fillor deri te universitetet. Vendimi erdhi të hënën e 9 marsit në mbrëmje, menjëherë pasi vendet baske njoftuan se të gjitha shkollat në qytetin Vitoria, gjithashtu do të qëndrojnë të mbyllura për 15 ditët e ardhshme.

Këto masa u njoftuan nga kryeministri rajonal Isabel Díaz Ayuso, i Partisë Konservatore Popullore, në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit në rajonin e Madridit.

Në Spanjë janë regjistruar 30 viktima dhe 1,236 të infektuar nga koronavirusi. Ndërkohë kryeministri i Çekisë Andrej Babiš njoftoi në një konferencë shtypi ditën e sotme se të gjitha shkollat fillore dhe të mesme do të mbyllen duke filluar nga e mërkura.

Ai tha gjithashtu tha se të gjitha tubimet publike janë të ndaluara. Deri më tani Çekia ka konfirmuar 31 raste me koronavirus.