15:21 / 10.03.2020
Austria ndalon ardhjen e personave nga Italia për shkak të koronavirusit
Austria ka njoftuar se do të ndalojë të gjithë italianët që hyjnë në vend, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Përjashtim do të bëjnë ata persona të cilët janë të pajisur me çertifikatë mjekësore.
Pasi qeveria italiane vendosi kufizime të udhëtimit në të gjithë vendin, kancelari Sebastian Kurz tha se austriakët që ktheheshin nga Italia do të duhej të izoloheshin për dy javë, shkruan BBC.
Deri më tani Austria 158 raste të infektuar me koronavirus.
Kurz tha që numri ishte ende shumë i ulët por sëmundja ishte vdekjeprurëse.























