19:00 / 10.03.2020
Mbyllet Sheshi ”Shën Pjetri”
Sheshi ”Shën Pjetri” dhe bazilika e tij janë mbyllur përkohësisht për publikun, për shkak të krizës së re të koronavirusit.
”Brenda Vatikanit, farmacia dhe supermarketi do të qëndrojnë të hapura, ndërsa dyqanet edhe mensa për stafin do të mbyllen”, thuhet në një deklaratë.
Masat do të jenë të vlefshme deri më 3 prill, kështu që ato kanë kohëzgjatje të njëjtë me kufizimet mbarëkombëtare të miratuara nga qeveria italiane dje në mbrëmje./ATSH/























