09:18 / 11.03.2020
Pakistan, rrëzohet një avion F-16 gjatë provave për ditën kombëtare
Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Pakistanit ka thënë se avioni F-16 u rrëzua gjatë provave për ceremoninë e "Ditës kombëtare më 23 mars" që do të zhvilloheshin në Islamabad.
Një avion F-16 i Forcave Ajrore të Pakistanit u rrëzua në kryeqytetin e vendit, Islamabad.
Sipas mediave vendase, mësohet se zëdhënësi i Forcave Ajrore të Pakistanit ka thënë se avioni F-16 u rrëzua gjatë provave për ceremoninë e "Ditës kombëtare më 23 mars" që do të zhvilloheshin në Islamabad.
Ndërkohë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipet e kërkimit dhe shpëtimit.
Nuk janë dhënë informacione nëse ka pasur apo jo humbje të jetëve si pasojë e rrëzimit të avionit.























