Irak, vriten dy aktivistë në provincën Maysan
BKT
   Bota

Irak, vriten dy aktivistë në provincën Maysan

Burimi i sigurisë identifikoi emrat e aktivistëve si Abdel-Aaddous Qasim dhe Karrar Adil, të cilët u vranë në qytetin Amarah.

Një burim i sigurimit irakian tha sot se një sulmues i paidentifikuar i armatosur ka vrarë dy aktivistë anti-qeveritarë irakianë në provincën Maysan, në Irakun jugor, raporton Anadolu Agency.

Burimi i sigurisë identifikoi emrat e aktivistëve si Abdel-Aaddous Qasim dhe Karrar Adil, të cilët u vranë në qytetin Amarah.

Autoritetet e sigurisë së qytetit ngritën hetim mbi ngjarjen.

Që nga shpërthimi i protestave antiqeveritare në Irak, disa aktivistë kanë qenë subjekt i vrasjeve, torturave dhe rrëmbimeve.

Disa aktivistë akuzojnë grupe të armatosura shia, me lidhje të ngushta me Iranin, se qëndrojnë pas këtyre incidenteve. Megjithatë, këto grupe mohojnë këto akuza.

Që nga fillimi i tetorit Iraku u përfshi nga protestat masive për kushtet e dobëta të jetesës dhe korrupsionit, duke detyruar kryeministrin Adel Abdul-Mahdi të japë dorëheqjen.

Më shumë se 600 persona janë vrarë dhe 17,000 të tjerë u plagosën në protestat e deritanishme.