Holanda i kërkon falje Indonezisë për shkak të dhunës gjatë luftës
"Jam plotësisht i vetëdijshëm se dhimbjet dhe pikëllimet e familjeve të prekura nga ngjarjet e përjetuara kanë vazhduar deri më sot", tha në fjalën e tij mbreti holandez, Alexander.
Holanda kërkon falje nga qeveria e Indonezisë për shkak të ngjarjeve të dhunshme që kanë ndodhur gjatë luftës për pavarësi.
Në kuadër të vizitës së tyre në Indonezi, mbreti holandez Willem Alexander dhe mbretëresha Maxima, u takuan në rezidencën presidenciale në qytetin Bogor me presidentin, Joko Widodo dhe bashkëshorten e tij, Iriana Joko Widodo.
Mbreti Alexander, në një konferencë të përbashkët me Widodo tha se dëshiron të përcjellë ndjesën e tij për "ngjarjet e dhunës ekstreme" që Mbretëria e Holandës përdori për qëllime koloniale në luftën e Indonezisë për pavarësi.
"Jam plotësisht i vetëdijshëm se dhimbjet dhe pikëllimet e familjeve të prekura nga ngjarjet e përjetuara kanë vazhduar deri më sot", tha në fjalën e tij mbreti Alexander.
- Historia për pavarësi
Pas përfundimit të Luftës së Paqësorit, lideri politik indonezian i asaj periudhe Sukarno dhe ndihmësi i tij Mohammad Hatta shpallën pavarësinë me një deklaratë të lexuar nga radioja në vitin 1945.
Mbretëria e Holandës nuk e njohu shpalljen e pavarësisë nga Sukarno dhe filloi alokimin e trupave në ishujt Java dhe Sumatra me qëllim për të vazhduar qeverisjen e saj koloniale. Ushtarët e mbretërisë kryen krime lufte me masakrat kundër popullatës civile.
Bisedimet për paqe që filluan mes Holandës dhe Indonezisë pas konflikteve që vazhduan në disa qytete, rezultuan që Mbretëria e Holandës të njohë pavarësinë e shtetit të ri më 27 dhjetor 1949.
Indonezia, ku islami është përhapur nga tregtarët muslimanë, u kolonializua pas pushtimit nga Portugalia në vitin 1511. Vendi më pas u bë koloni e Spanjës, Holandës dhe Britanisë së Madhe.























