Përleshje në Meksikë, trafikantët kërkojnë shefin, policia mohon arrestimin
BKT
   Bota

Përleshje në Meksikë, trafikantët kërkojnë shefin, policia mohon arrestimin

Persona të armatosur bllokuan dhjetëra rrugë me makina të djegura dhe shkëmbyen zjarr me forcat e sigurisë në një qytet të Meksikës, pas lajmeve për arrestimin e një drejtuesi të një klani droge.

Dhjetëra persona të maskuar dolën në qytetin e Celaya në Meksikë dhe sulmuan policinë pas publikimit në media të lajmit për arrestimin e mundshëm të Jose “El Marro” Yepez, kreu i kartelit kriminal Santa Rosa.

Ky kartel dyshohet se është përgjegjës për vjedhjen e sasive të mëdha të naftës dhe gazit nga rrjetet që i përkasin kompanisë shtetërore të naftës Pemex. Vjedhja e naftës dhe gazit nga kjo kompani është kthyer në problem serioz, me dëme që arrijnë në miliona dollarë.

Menjëherë pas nisjes së të shtënave, një zyrtar i lartë i shtetit Guanajuato ka shkruar në rrjetet sociale për të konfirmuar se lajmet për arrestimin e Jose “El Marro” Yepez janë false. E njëjta gjë raportohet dhe nga forcat e sigurisë.