11:39 / 11.03.2020
Erdogan: Për migrantët kufijtë me Evropën mbeten të hapur
Presidenti turk, Revep Tayyip Erdogan deklaroi sot se, deri në momentin kur të gjitha kërkesat e Turqisë të plotësohen në mënyrën e duhur, Ankaraja do të mbajë në fuqi masat e fundit të ndërmarra për kufijtë, për sa i takon çështjes së migrantëve.
Turqia hapi kufijtë e saj për migrantët, të cilët kërkojnë të shkojnë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Ndër kërkesat e përmendura nga presidenti Erdogan janë lëvizja e lirë në Bashkimin Evropian e qytetarëve turq, rishikimi i bashkimit doganor dhe asistenca financiare./atsh/























