Irak, rritet në 8 numri i të vdekurve nga koronavirusi
BKT
   Bota

Irak, rritet në 8 numri i të vdekurve nga koronavirusi

"Pacienti i ndjerë ishte 68-vjeçar dhe ndërroi jetë mbrëmë, disa orë pasi u transferua në spital", tha drejtoria në një deklaratë.

Drejtoria lokale e shëndetësisë në qytetin Qerbela të Irakut sot konfirmoi se ka vdekur edhe një person nga koronavirusi, duke arritur në 8 numri i të vdekurve në vend.

"Pacienti i ndjerë ishte 68-vjeçar dhe ndërroi jetë mbrëmë, disa orë pasi u transferua në spital", tha drejtoria në një deklaratë.

"Analiza laboratorike konfirmoi sot se ai ishte infektuar me Covid-19", thuhet në deklaratë.

Drejtoria lokale tha se "familja e të ndjerit do t'i nënshtrohet karantinës".

Javën e kaluar, Bagdadi mbylli shkollat dhe universitetet për 10 ditë dhe ndaloi udhëtimet në shtetet e goditura nga virusi, si pjesë e luftës së saj kundër sëmundjes.

Koronavirusi i ri u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe tani është përhapur në më shumë se 100 vende.