Rritet numri i të vdekurve pas revoltës në burgjet e Italisë,shkak Covid-19
BKT
   Bota

Rritet numri i të vdekurve pas revoltës në burgjet e Italisë,shkak Covid-19

Vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga revolta e nisur në fundjavë në Italinë e cila lufton me Covid-19.

Të paktën 12 të burgosur kanë humbur jetë gjatë protestave të cilat më pas u shndërruan në revolta kundër masave që u ndërmorën në burgjet e Italisë kundër koronavirusit të ri (Covid-19).

Vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga revolta e nisur në fundjavë në Italinë e cila lufton me Covid-19.

Sipas lajmeve në shtypin italian, në mbarë vendin në mbi 20 burgje filluan protestat kundër masave ndaj Covid-19, të cilat më pas u shndërruan në revoltë. Si pasojë e intervenimit të forcave të sigurisë ndaj të burgosurve në Modena numri i të vdekurve është rritur në 9, pasi janë gjetur kufomat e 2 të burgosurve të tjerë.

Ndërsa në burgun në Rieti numri i të vdekurve është 3.

Ndërkohë, gjatë incidenteve 77 persona kanë ikur nga burgu në Foggia, prej të cilëve një pjesë janë kapur ndërsa rreth 20 ende janë duke u kërkuar.