Belgjikë, shënohet rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi
BKT
   Bota

Belgjikë, shënohet rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi

Ministrja e Shëndetësisë së Belgjikës, Maggie De Block konfirmoi se ka vdekur një pacient 90-vjeçar që ishte për trajtim në një spital të Brukselit.

Në Belgjikë është shënuar rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi i ri (Covid-19), raporton Anadolu Agency.

Ministrja e Shëndetësisë së Belgjikës, Maggie De Block konfirmoi se ka vdekur një pacient 90-vjeçar që ishte për trajtim në një spital të Brukselit.

Numri i të infektuarve në Belgjikë është rritur në 267.

Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si Covid-19, u zbulua për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), që atëherë, virusi është përhapur në 110 vende ndërsa OBSH-ja ka shpallur shpërthimin e urgjencës ndërkombëtare shëndetësore.